www.shkodrasport.com
Ada, gati ndëshkimet për të larguarit
Tek skuadra e Adës janë disa futbollistë që janë larguar pse po tentojnë të largohen nga rradhët e saj gjatë kësaj merkatoje të janarit. Me përjashti të Albert Kaçit, i vetmi që e ka patur të shkruar në kontratë largimin në këtë periudhë, të tjerët nuk mund të lejohen. Pikërisht veprimi në një mënyrë ndryshe i disa prej futbollistëve, i ka detyruar drejtuesit e klubit të Adës të paralajmërojnë për ndëshkime financiare për këta futbollistë. I pari që mund ta pësojë është mesfushori Orges Lini Siç bëhet e ditur,drejtuesit e KF Ada Velipojë, kanë përgatitur dokumentacionin që do t’i paraqitet edhe organeve të FSHF-së për gjobitjen e lojtarit të tyre Orges Lini për mosparaqitje në seancat stërvitore të ekipit. I larguar nga ekipi pa miratimin e drejtuesve të saj në drejtim të ekipit të Laçit, ky futbollist tashmë mund ta pësojë. Drejtuesit e Adës i bëjë të ditur përmes një deklarate publike FSHF-së që ky futbollist nuk duhet të lejohet të aktivizohet me asnjë ekip tjetër brenda e jashtë Shqipërisë pa paguar shumën prej 2 mijë dollarësh në arkën e këtij klubi.