Ada, humbje në minutat e fundit në Mamurras
Velipojakët kanë humbur mundësinë të marrin barazimin e rradhës në ndeshjen e djeshme të luajtur në Mamurras të cilën e kanë humbur në shifrat 1-2. Loja e tyre ka qenë përgjithësisht e mirë pavarësisht mungesave të shumta që kanë patur këtë herë në rradhët e tyre. Mamurrasi ka shënuar që në minutat e para të ndeshjes por me fillimin e pjesës së dytë është mbrojtësi Erbet Hotaj ai që barazoi rezultatin duke i dhënë shpresë Adës për marrjen e një barazimi me shumë vlera në këtë transfertë. Por në minutën e 88-të ata e kanë pësuar duke u ndëshkuar nga vendasit dhe për rrjedhojë ka ardhur edhe humbja. Gjithësesi Ada mbetet një ekip i vështirë për të gjithë kundërshtarët.