Velipojakët ia kanë dalë të sigurojnë qëndrimin në kategorinë e parë edhe për sezonin e ardhshëm. Në ndeshjen e play-out, ata kanë fituar me rezultatin e thellë 6-2 ndaj ekipit të Valbonës së Tropojës në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Ka qenë Arsaed Rahova ai që ka zhbllokuar shifrat që në minutën e dytë dhe ky gol i shpejtë i ka dhënë mundësinë Adës për të kontrolluar lojën. Ndërkohë në minutën e 28-të ka qenë Ardi Frroku që ka barazuar shifrat. Shtatë minuta më vonë tropojanët ngushtuan shifrat me anë të Tarës por vetëm pas tre minutash Ada do të shënonte edhe golin e tretë me anë të Arjes Kuturelit.

Pjesa e parë kësisoj do të mbyllej 3-1 për djemtë e drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj. Në fillimin e pjesës së dytë Kutureli do të shënonte edhe golin e katërt, të dytin personal duke thelluar edhe më shumë rezultatin. Mema ndërkohë në minutën e 79-të do të shënonte golin e dytë për Valbonën, megjithatë në minutat e fundit, Ada do të shënonte edhe dy gola të tjerë.

I pesi do të kishte për autor Roland Shkrelin dhe i gjashti Vildan Kaçubelën që ka vulosur kësisoj rezultatin përfundimtar 6-2 në favor të Adës që kësisoj ka siguruar qëndrimin sërish në kategorinë e dytë edhe për sezonin e ardhshëm.
www.shkodrasport.com