Faza e dytë e kampionatit të kategorisë së dytë ka nisur javën që shkoi por Ada sipas kalendarit e ka patur pushim.
Për rrjedhojë, do të zbresë në fushë këtë javë, teksa do të luajë në kryeqytet përballë Kevitanit. Skuadra velipojake është bërë gati për këtë sfidë ndërkohë që mësohet se ditët e fundit ka patur edhe ndryshime në rradhët e saj.
Ajo çka është më e rëndësishmja, ka të bëjë me afrimin e një portieri me shumë përvojë. Bëhet fjalë për Kristjan Gjergjin.
Ai ka një karrierë të pasur, kryesisht në ekipe të kategorisë së parë tekda ka provuar të luajë me Mamurrasin, Turbinën, Sukthin, Veleçikun e Burrelin.
Ndërkohë prej dy vitesh ka luajtur në Itali, në kategoritë inferiore të këtij vendi.
Vjen tek Ada me idenë për të dhënë më të mirën dhe padyshim që 27 vjeçari do ta ndihmojë këtë ekip t’i përmirësojë rezultatet e tij në fazën e dytë të kampionatit.
© shkodrasport.com