Ekzekutimin e merr përsipër kosovarja Veliu. Futbollistja godet në mënyrë perfekte duke çuar topin në rrjetë e duke i dhënë avantazhin 1-0 Jubanit. 2 minuta më pas Jubani mund të dyfishojë shifrat por topi për plaset në shtyllën pingule të Adës. Por vetëm kaq bën Jubani në pjesën e parë. Pas minutës së 15 rolet ndërrohen dhe tashmë është Ada e Velipojës që zgjohet dhe merr frenat e lojës. Velipojaket hidhen në sulm dhe kërkojnë me ngulm golin e barazimit. Në minutën e 16 është Tula që rrezikon për Adën por pa arritur tek goli. Velipojaket vazhdojnë të luajnë mirë dhe në minutën e 27-të është Gruda që godet brenda zonës por pret portierja Rripaj. 2 minuta më pas velipojaket pretendojne për 11-metërsh për një prekje të topit me dorë brenda zonës së Jubanit por arbitri Jorgji vazhdon lojën. Në minutën e 33-të Veliu me një top të lartë kërkon të befasojë por portierja e Adës Kokiçi është e vëmendshme duke grushtuar topin. Në minutën e 39-të Ada fiton një 11-metërsh. Një nga mbrojteset e Jubanit prek topin me dorë dhe këtë herë arbitri kryesor nuk ngurron të akordojë penallti. Ekzekutimin e merr përsipër sulmuesja Arlinda Gruda. E qetë godet saktësisht duke sjellë barazpeshën 1-1. Pjesa e parë ka kohë edhe për nga një aksion për secilën skuadër. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në të dytën Ada vazhdon të jetë dominante dhe sheh më shumë drejt sulmit duke kërkuar golin e dytë. Jubani mbrohet dhe kërkon të shfrytëzojë kundërsulmin duke shpresuar tek dyshja Vishkulli-E. Jaku. Sapo fillon fraksioni i dytë i lojës Gruda shumë praën portës godet me kokë por pret Rripaj. Në të 58-ën për Jubanin Veliu ka mundësi të rrezikojë por preferon goditjen nga larg duke gabuar. Në minutën e 67-të malazezja Gjokoviç për velipojaket gjuan fuqishëm nga një goditje dënimi, topi mbetet brenda zonës, është Rankoviç që afër portës gjuan por duke e dërguar jashtë topin. Një minutë më pas Ada mund të përfitojë nga dalja e pastudiuar e Rripaj por nuk tregohet e vëmendshme Gruda të cilës brenda zonës i shpëton topi edhe pse me portën e boshatisur. Ada vijon të ushtrojë më shumë presion dhe arrin të shpërblehet. Në minutën e 71-të sulmuesja Gruda kthen bukur një top që përplaset në traversë dhe përfundon në rrjetë duke realizuar golin e dytë e duke i dhënë Adës avantazhin 1-2. Edhe pas këtij goli është sërish Ada që luan më mirë ndërsa Jubani e pavendosur mirë taktikisht, nuk arrin të shfrytëzojë edhe disa mundësi të mira me anë të kundërsulmit. Ndeshja përfundon 1-2 për Adën duke i dhënë velipojakeve kurorën e kampiones së dimrit. Ajo që vlen ishte se u luajt një futboll i bukur dhe i pastër. Me këtë fitore Ada është më praën titullit kampion, edhe pse janë edhe 7 javët e fazës së dytë për tu luajtur.
Juban Danja – Ada 1-2
Juban Danja: Rripaj, Preçi, Muçejani, Çapnagaj, Çala, Mustafa, Vishkulli, Jaku (P), Rrotani, Jaku (E), Veliu Tr: Kreshnik Krepi
Ada : Kokiçi, Franja, Bajrakurtaj, Rankoviç (80’+3’ Sufaj), Lazri, Shpuza, Abazi, Zllatiçan, Gjokoviç, Tula , Gruda Tr: Fatmir Axhani
Shënues: Veliu 12’ / Gruda 40’, 71’
Gjyqtarë: E. Jorgji (Elb), E. Ganxha , E. Mahmutaj (Tr)
Kartonë të verdhë: Veliu 61’, E. Jaku 68’, Vishkulli 74’ / Zllatiçan 50’, Shpuza 72’, Gjokoviç 80’+3’
Nga ndeshja e sotme Juban Danja- Ada 1-2
Foto: Gjon Gjeka