
Për të dytin vit me radhë ekipi I Adës së Velipojës është shpallur kampion i vendit në futbollin për femra. Një meritë kjo e punës së palodhur të gjithë kësaj skuadre dhe e trajnerëve Fatmir dhe Hava Axhani, por edhe qëndrimit shumë pranë këtij ekipi të presidentit Lazër Matija. Sot në ndeshjen e fundit të kampionatit, ekipi I Adës ka arritur të fitojë edhe ndaj ekipit të Juban Danjës, duke e ngritur në 13-të numrin e fitoreve të kësaj skuadre në këtë sezon dhe me vetëm një barazim. Gjithsesi në takimin e sotëm ekipi I Adës, ashtu si në takimin e fundit të fazës së parë që e pat fituar me shifrat 2-1, ka arritur një tjetër fitore përballë rivales më të denjë në këtë sezon, ekipit të Juban Danjës. Kësaj here vajzat velipojake kanë fituar përsëri, por kësaj here me shifrat 3-2. Një pjesë e parë e barabartë dhe këtë e ka treguar jo vetëm loja e zhvilluar, por edhe dy golat e shënuar nga një për çdo ekip. Të parët që kalojnë shumë shpejt në avantazh janë kampionet e vendit. Ka qenë Tula një nga më të mirat e skuadrës së Adës që ka ekzekutuar në mënyrë mjaft perfekte në ecje e sipër një gjuajtje mbi harkun e zonës së rreptësisë dhe topi ka përfunduar në rrjetë. Por vajzat e Jubanit nuk janë pajtuar me këtë rezultat dhe përmes një gjuajtje nga rreth 25 m nga një goditje dënimi Preçi ka kthyer barazimin në fushë. Në pjesën e dytë kanë qenë përsëri vendaset që kanë shënuar përmes malazezes Vujosheviç një tjetër goditje mjaft e bukur nga jashtë zone. Mirëpo pas një goditje të saktë të Veliut dhe pritjes së kapitenes Kokiçi, ka qënë 12 vjeçarja Hila që me kokë ka barazuar shifrat. Më pas veliu golashënuesja më e mirë e këtij kampionati me 41 gola mund të kishte mbyllur gjithçka në favorin e ekipit të saj, por Kokiçi ka treguar mjaft vlera. Ekipi I Adës nga ana e vet përmes kundërsulmit ka arritur të shënojë përsëri me anë të Tulës, pikërisht 10 minuta para përfundit të takimit. Tre me dy dhe pas vëshëllimës së fundit festa ka qenë e tëra për ekipin velipojak. Një festë ka vijuar edhe pas dorëzimit të trofeut të Kampionit nga I deleguari I FSHF-së, anëtari I Komitetit Ekzekutiv të, z. Abbyl Kuriu. Një festë që ka filluar në stadium për t’u mbyllur në ambjentet e një prej lokaleve të Shkodrës.Ada është kampione e Shqipërisë për të dytin vit rradhazi në tre kampionatet zyrtare që ka zhvilluar FSHF-ja
Ada-Juban Danja 3-2
Ada: Kokiçi, Lazri, Sufaj, Rnkoviç, Franja, Shpuza (Muja 65’), Doçi, Abazaj ( Bajakurtaj 41’), Gruda, Tula, Vujosheviç. Tr. F.Axhani
Juban Danja: Rripa, Mustafa, Çapnagaj, Preçi, Muçojani, çoli, Rrotani, P.Jaku, Veliu, Hila, E.Jaku. Tr. K.Krepi
Gjyqtarë: A.Kastrati, D.Sala, S.Ahmeti (Shkoder)
Shënues: Tula 9, 69’, Vujosheviç 49’/Preçi 18’, Hila 62
