Kampionati i kampionatit të kategorisë së dytë do të startojë këtë të dielë dhe Ada sipas kalendarit do të presë në fushën e vet ekipin Kevitan. Nëse sezonin e kaluar velipojakët i kanë zhvilluar ndeshjet në fushën sportive “Reshit Rusi”, sivjet duket se gjërat kanë ndryshuar. Drejtuesit e kësaj skuadre i kanë bërë një kërkesë zyrtare Federatës Shqiptare të Volejbollit për t’i luajtur ndeshjet në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës.

Gjendja e saj duket e mirë dhe i plotëson kushtet për të luajtur aty megjithatë pritet konfirmimi nga institucioni i futbollit. Një konfirmim që mendohet të mbërrijë ditën e sotme. Problem është nëse nuk miratohet sepse kjo do të shkaktonte jo pak rrëmujë ngaqë në “Reshit Rusi” nuk mund të luajë për shkak të mbingarkesës që ka ajo. Shpresat janë për të luajtur në Velipojë dhe kjo në fakt do të ishte pozitive edhe për skuadrën që edhe këtë sezon do të drejtohet nga trajneri Ersi Çaku.

© shkodrasport.com