Ndeshja e sotme është zhvilluar ne kushte të vështira atmosferike. Shiu I dendur e ka shoqëruar ndeshjen nga fillimi deri në fund. Ndeshja nis me nje rast për skuadrën e Ilirisë , ku Pashako provon te gjeje në befasi portierin mik, por topi përfundon mbi tra. Më pas loja hyn në barazpeshë, por ajo që duhet pranuar është se skuadra mike duket me e favorizuar në një terren të tillë. Në të 10’ miqtë nga Velipoja zbresin për të parën herë në portën e vëndasve, Mujeci ndonëse në afërsi të portës nuk mund të shënoj për shkak se mbrojtësit miq largojnë rrezikun. Duket se ky rast I ka shkundur vëndasit të cilët hidhen menjëg\herë në kërkim të golit të parë. Në të 13’ Ivanaj, rrezikon seriozisht portën mike, por portiere Dervishaj është treguar I vëmendshem, teksa neutralizuar një goditje të rrezikshme. Por vendasit kanë patur rastin më të pastër për të shënuar , ku në të 20’ ku Caca ka goditur nga larg , grushton Dervishaj, dhe nga afër Ivanaj nuk është në gjëndje të finalizojë. Pas këtij rasti ideal loja është përqëndruar në mesfushë,kjo ndikuar dhe nga terreni I rënduar për shkak të reshejve të madhaj të shiut që duhet pranuar nuk I leloj skuadrat të zhvillonin lojën e tyre të zakonshme. Pjesa e dytë është zhvilluar akomë më e bukur, pasi është shënuar dhe numri më I lartë I golave. Serinë e golave për këtë ndeshje e hap Lusha në të 58’, pasi ka përfituar një kros nga goditja e këndit. Pas shënimit të golit të parë loja fiton tjetër ritëm, vëndasit janë në kërkim të shënimit të golit të dytë. Por dhe nga ana tjetër dhe miqtë dijnë të reagojnë. Fillimisht me anët të Erocevic I cili ndonëse përballë portierit, nuk shënon dhe në të 74’ pretendojnë për një 11m, po që për gjyqtarin e ndeshjes nuk ka qenë e tillë. Dy rastet e miqve sikur I kanë kujtuar vendasve se shënimi I një goli nuk është garanci për fitimin e ndeshjes. Në të 81′ dhe 86′ përkatësisht me anë të S. Gjokesë dhe Paplekës shënojnë dhe dy gola të tjerë çka I bën ata më të qetë në administrimin e rezultatit. Ndërsa miqtë në të 89’ I më anë të Erkoçeviç me 11-metërsh, vetëm sa ngushtojnë rezultatin e ndeshjes. Një trepikësh i Ilirisë që vjen pikërisht nga goditjet standarte, çka tregon se tek Ada ka edne vend për të përmirësuar nga ana e trajnerit të ri Ridvan Kulli. Iliria- Ada 3-1 Iliria : Sejdini, Papleka, Lusha, K. Baku, S. Gjokeja, Pashako ( Basha 57’), Caca, Bejko ( Vathi 60’), Bardhi, Brata, Ivanaj ( Shehu 74’). Trajner F. Sala Ada: Dervishaj, Nika ( Jacaj 65’), Tola, Rusi, Pllumbaj, Doci, Zefi, Gokaj ( Çoba 65’), Puka, Mujeci ( Halili 79’), Erkocevic.Trajner : R. Kulli Shënues : Lusha 58’, S. Gjokeja 81’, Papleka 86’ , erkocevic (11m) 89’ Gjyqtarë: A. Kamberaj, N. Rrapaj, E. Pashaj ( Patos )