
Orët e fundit të merkatos për skuadrën e Adës kanë qenë shumë aktive.Pas firmosjes së kontratave dhe federimit të Selimajt, Linit, Karakaçit, Tafës dhe Dushkajt, në momentet e fundit ka ardhur edhe një konfirmim tjetër. Bëhet fjalë për mesfushorin shkodran Erjon Hoti. Ai në fazën e parë ka luajtur me Laçin dhe tashmë është pjesë e Adës. Ky lojtar luan në disa pozicione si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje. Por nëse kanë ardhur gjashtë futbollistë, ka patur edhe dy largime. Bëhet fjalë për Bekim Erkoçeviç dhe Gojart Rusin. Ata kanë shprehur dëshirën e tyre për të shkuar tek Vllaznia dhe drejtuesit e Adës i kanë lënë të lirë ato ndonëse Erkoçeviç nuk është në planet e trajnerit Bushati dhe prandaj për momentin është pa skuadër. Drejtuesit e Adës kanë kërkuar të marrin edhe mbrojtësin Ergi Lekaj nga Vllaznia por as ky nuk ka pasë dëshirë të kalojë tek skuadra velipojake megjithatë është federuar Saidi Guri dhe në ditët e ardhshme pritet që ai t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.
www.shkodrasport.com