Te dielen starton kampionati i kategorise se dyte dhe ne te perveç Vllaznise B, do te marre pjese edhe nje tjeter ekip shkodran, pikerisht Ada e Velipojes.
Ekipi i drejtuar tashme nga trajneri Vahedin Pepaj ka pesuar disa ndryshime ne krahasim me nje sezon me pare dhe pjese e tij jane bere edhe disa lojtare me pervoje, perpos te tjereve qe jane me te rinj ne moshe dhe shume te motivuar per te bere mire.
Perforcimi me i rendesishem per kete ekip ne fakt eshte ai i mesfushorit Paolo Markolaj. Lojtari i rritur tek Akademia Vllaznia, ka provuar te luaje edhe me Veleçikun ndersa tani bashkohet me Aden skuader me te cilen premton te beje me te miren.
Aty do te gjeje edhe lojtare te tjere me pervoje si Nikshiqi, Gogaj etj dhe kuptohet qe objektivat e Ades me kete perberje do te jene per te qene ne mes ekipeve me te mira te kesaj kategorie.
Markolaj pritet te jete lideri i ketij ekipi ne sezonin e ri dhe kuptohet qe Ada do te tentoje ta nise mbare kampionatin duke tentuar te fitoje diten e diele ne Velipoje ndaj Sopotit.
www.shkodrasport.com