Sezonin e kaluar ka qenë tjetër histori në Gramsh. Pritja e vendasve ndaj ekipit të Adës ka qenë aspak e mirë. Kjo gja pat lënë shije të hidhur tek futbollistët e drejtuesit e skuadërs velipojake të cilët nuk e kuptojnë se pse gramshiotët duhej të silleshin në të njëjtën mënyrë. Tashmë është rradha “për të marrë hak” meqë ndeshja do luhet në Velipojë. Vjet ndoshta drejtuesve të Gramshit u është thënë kështu por realiteti është ndryshe. Presidenti i Adës Alfred Pjetri, në një komunik dje me “Sporti Shqiptar” ka bërë të ditur se pritja që ata do i rezervojnë ekipit mik, do jetë krejt ndryshe nga ajo me të cilën atai kanë pritur në Gramsh. “Ada do të tregojë kulturën e saj, të velipojakëve që i mirëpresin miqtë, ashtu siç presin me qindra e mijëra turistë çdo vit, ashtu presin edhe njerëzit e futbollit. Me këtë duam t’u tregojmë drejtuesve të Gramshit por edhe futbollistëve dhe stafit të tij se Ada nuk i prêt ashtu si i pritën ata vitin e parë. Nuk do ketë asnjë shenjë dhune sin ë Gramsh, nuk do ketë luftë të ashpër sportive dhe asnjë problem me gjyqtarët. Me këtë duam t’u tregojmë gramshiotëve se futbolli nuk luhet vetëm në qytetin e tyre por edhe jashtë dhe për t’i ndryshuar gjërat, duhet pikësëpari të ndryshojnë sjelljen në qytetin e tyre kur skuadrat e tjera shkojnë mysafire. E pësoi edhe Gramozi javën e kaluar i cili është ankuar shumë për dhunën në këtë qytet. Kjo nuk është e denjë dhe prandaj Gramshi do ta shikojë sot në Velipojë se si pritet një ekip kundërshtar”-ka thënë president ii Adës. Duke iu rikhyer ndeshjes që do luhet në fushën sportive “Adriatik”, Pjetri ka shprehur besimin e tij për një tjetër fitore të skuadrës që drejton. “Po kalojmë një moment shumë të mirë. Fitoret në ndeshjet jashtë na kanë rritur shumë moralisht dhe unë kam besim tek futbollistët dhe trajneri Nikaj se do të marrin një tjetër fitore në këtë ndeshje. Ndodhemi në një pozicion komod në renditje dhe do të luftojmë ta mbajmë sa më gjatë atë pavarësisht seht se është herët për të bërë plane të tillë”-thotë ai në fund. Me ardhjen edhe të portierit Bishani, velipojakët janë përforcuar ndjeshëm dhe ata duken të blinduar në çdo repart, çka i shtone dhe ambicjet e drejtuesve të saj për të synuar pse jo edhe Superligën këtë sezon.

Gjergj KOLA