Skuadra e Adës ka arritur të fitojë 3-2 sot në ndeshjen e luajtur ndaj Mamurrasit. Kjo ndeshje ka qenë e vlefshme për javën e 25-të të kategorisë së parë dhe është luajtur në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës. Ajo është dominuar nga fillimi dhe deri në fund nga futbollistët velipojakë. Ata kanë shënuar shumë shpejt me anë të Mujecit ndërkohë që gjatë pjesës së parë kanë shënuar edhe dy gola të tjerë me anë të Edmond Doçit si dhe golin e tretë me autor Dushkajn. Pjesa e parë është mbyllur 3-1 për Adën ndërkohë që në pjesën e dytë Mamurrasi ka shënuar edhe një gol të dytë por që nuk i ka mjaftuar atij për të marrë një barazim në këtë ndeshje. Fitorja e sotme e skuadrës së drejtuar nga trajneri Ritvan Kulli i rrit shpresat e saj për të qëndruar në këtë kategori megjithatë kalendari i ndeshjeve të ardhshme është shumë i vështirë. Sidomos këtë javë, ai është vërtetë i fortë sepse do ketë dy ndeshje në transfertë. Fillimisht këtë të mërkurë ndeshjen e prapambetur në Pogradec ndaj skuadrës vendase dhe në fundjavë ndeshjen tjetër në trasnfertë sërish këtë herë me Gramshin. Natyrisht që duhet bërë çmos që në njërën prej këtyre sfidave të merret fitorja për të shpresuar pastaj në ndeshjet e tjera për të bërë të njëjtën gjë. Drejtuesit e klubit duken shumë të përkushtuar për ta bërë këtë gjë teksa ka një impenjim maksimal prej tyre dhe e rëndësishme është që Ada të mbetet në kategorinë e parë.
www.shkodrasport.com