Ada pas një serie rezultatesh negative, më në fund është kthyer në fitore në shtëpinë e vet teksa dje pasdite ka mundur Butrintin e Sarandës. Djemtë e teknikut Nikaj kanë arritur të fitojnë me shifrat 2-0 në një përballje pa shumë rivalitet. Përballë njëra tjetrit ka qenë një ekip si Ada që kërkonte fitoren dhe një tjetër si Butrinti që dukej se kishte udhëtuar për të marrë jo më shumë se një barazim në këtë përballje. Minutat e para kanë qenë të furishme për vendasit, ku edhe kapiteni Nika dhe dhe Ara do të vinin në vështirësi portierin mik. Nuk ka vonuar dhe pas 18 minutash lojë kanë qënë vendasit që përmes Linit kanë konkretizuar duket arritur të shënojnë edhe golin e parë. Ka qënë një gjuajtje predhë nga jashtë zone e këtij lojtari dhe topi ka pushuar vetëm në rrjetë. Minutat e para të pjesës së parë të takimit kanë qenë përsëri të vrullshme për vendasit. Vetëm 60 sekonda pas startit të kësaj pjese, vendasit trondisin dy herë shtyllat e portës me protagosit të fundit mbrojtësin Hotaj, topi I të cilit përplaset në shtyllën tranversale dhe del jashtë. Por pas 14 minutash nga kjo pjesë e lojës është i futuri në këtë fraksion të lojës, Murati që me kokë ka dyfishuar rezultatin.
Ada-Butrinti 2-0
Ada: Dervishaj, Hotaj, Tota, Isufi, Ferlushkaj, Pëllumbi ( 65’Osja), Gogaj (50’Doçi), Kaçi, Ara, E. Nika (Murati 50’), Lini. Trajner: S. Nikaj
Butrinti: Demi, Gjovani, Xhibro, Zharkollari, Nele (88’ Stefani), haxhi, Myrtaj, Ngjela (66’Kordha), Popa, Maze (61’Spiropali). Tr. M.Hurma
Gjyqtarë: L..Allla, V.Koreshi, M.Qosja (Lushnje)
Shënues: 18’ Lini, 59’ Murati
Katrona të verdhë: Xhibro
www.shkodrasport.com