Një tjetër trepikësh për velipojakët dhe tashmë për ta ka edhe më shumë shanse që të pozicionohen në një vend shumë komod në mesin e tabelës së renditjes. Goli I Lifjes ka thyer lezhjanët edhe për të vërtetuar deklaratën e drejtuesve të klubit bërë pas ndeshjes me Skraparin se Ada do vazhdojë të luajë fort deri në fund të kampionatit, pavarësisht problemeve që mund t’u shkaktojë ekipeve kundërshtare. Për miqtë nga Lezha kjo humbje ka ndikuar direkt atyre në ecurinë e tyre drejt kërkimit të supërligës si ekipi I vendit të dytë siç edhe pretendonin lezhjanët. Përballja mes këtyre dy skuadra është karakterizuar nga një luftë e fortë sportive që nga minuta e parë deri tek e fundit. Ashtu siç edhe ishte paralamëruar ekipi I Adës ka treguar se është I fortë me të fortët dhe për më tepër këtë e ka treguar edhe në lojën e zhvilluar në takimin e djeshëm.

Një lojë e filluar që në sekondat e para të saj me në kërkesë më të madhe për gol të ekipit vendas. Ka qënë Lifja autori I golit të vetëm të këtij takimi që ka dhënë edhe sinjalin e parë të kësaj përballje me një gjujatje rrafsh me tokën, madje duke goditur edhe shtyllën që në minutën e parë të ndeshjes.Në të 44-tën minutë ka ardhur edhe goli I parë I takimit. Ka qenë një veprim mjaft I bukur I LIfes, një nga më të mirët në fushën e lojës në takimin e djeshëm që shmang dy lojtarë miq dhe përballë Xhikës gjuan fort duke e përplasur topin në rrjetë, 1-0. Një gol që ka kaluar në delir vendasit.Pikerisht ky gol do te vendoset edhe fatin e ndeshjes duke i dhene nje fitore te merituar Ades. Besëlidhja ndoshta do ta vuajë këtë trepikësh të lënë sot për pozicionimin pëfundimtar në renditje megjithatë kjo skuadër edhe njëherë tjetër tregoi se në transferta ka ende probleme.

 

Ada-Besëlidhja 1-0

Ada: Dervishaj, Ferlushkaj, Pllumbaj, Isufi , Arra, Doçi,  Murati, Lifja (Dalipi 89’),  Puka, Rustja, Puka (Gogaj 57’). Trajner: E. Nika

Beslidhja: Xhika, Peqini, Kepi, Shytani, K. Dibra (Gruda 75’), Kaçi,A.Dibra, Xhorxheviç (Çutra 66’), Jacaj, Pepaj,  Trajkoviç. TR. R.Kulli

Gjyqtarë: T.Latifi, P.Puto, R.Zhuli (GJirokaster)

Shënues: Lifja 44’

Kartona të verdhë: Shytani, Kaçi, Pepaj