Skuadra velipojake ka arritur një tjetër rezultat pozitiv në rrugën e saj drejt shpëtimit nga rënia prej kategorisë dhe ky objektiv tashmë duket shumë pranë arritjes. Pasditen e sotme, Ada ka mundur Himarën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Adriatik”. Goli i shënuar nga Ervit Jacaj në minutën e 53-të të ndeshjes, ka mjaftuar që bregdetarët të marrin tre pikët dhe të sigurojnë fitoren në këtë ndeshje. Loja ka qenë e kontrolluar gjatë gjithë kohës prej tyre. Madje përveç golit të shënuar, sulmuesit e tyre kanë patur edhe 5-6 mundësi të tjera për ta bërë këtë gjë. Gjithsesi e rëndësishme është që Ada ka fituar dhe ajo tashmë është ngjitur në kuotën e 37 pikëve duke mbajtur vendin e shtatë në renditje. Objektivi i saj në dy ndeshjet e mbetura të kampionatit, ato me Naftëtarin dhe me Kamzën është të marrë fitore dhe të ngjitet edhe më tepër në renditje. Ja të gjithë rezultatet e arritura në ndeshjet e sotme të kategorisë së parë:
Kategoria e Parë, Java e 28-të BESËLIDHJA – DINAMO 1-0 Golat: Pepaj 82′