Ada mund Kinostudion, rivalen për titull
Ada në futboll për femra ka mundur dje një nga rivalet e saj në luftën për titull kampion, Kinostudion. Rezultati përfundimtar i arritur në fund të takimit ka qenë 2-0 për vajzat velipojake që me këtë fitore, kanë rikonfirmuar formën e tyre të mirë. Kampionet në fuqi të vendit, po tregojnë edhe njëherë tjetër se kanë objektiva madhore edhe për këtë kampionat. Fakti që javën e kaluar kanë barazuar në kryeqytet ndaj një tjetër skuadre rivale për titull Tirana AS apo dhe fitorja e kësaj jave me Kinostudion, konfirmojnë më së miri pretendimet e këtij ekipi. Trajneri Fatmir Axhani po bën punën e duhur duke plotësuar edhe kërkesat e presidentit Lazër Matia që ka investuar jo pak për këtë skuadër.