Ada- Vlora 2-1
Ada: Dervishaj, Hotaj, Isufi, Tota, Ferlushkaj, Murati, Lini, Dalipi, Gogaj (Osja 63′), Puka (Lleshi 88′), Nika (Lifja 57′). Tr: S. Nikaj
vLORA: Hysi, Ahmeti, Bisha, Kaccani (Myderizi 75′), Prifti, Hoxha, Dalipaj (Ccaushaj 65′), Idrizaj, Hazizi, Serjani, Shabani. Tr: Rr. Taho
Shënues: Puka 27′, Lifja 60’/ Prifti 89′
Gjyqtarë: A. Kocci, F.Lama, F.Fiku (Durrës)
Kartona të verdhë: Puka, Idrizaj, Prifti, Ccaushaj
Kartona të kuq: Hotaj/ Serjani
Ada mund Vlorën 2-1 në Velipojë
Ada ka arritur më në fund të sigurojë fitoren e parë ne fushën e vet. Kësë herë ndaj Vlorës por goli i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes nga miqtë, ka sjellë njëfarë frike tek velipojakët për ndonjë tjetër barazim. Kanë qenë vendasit ata që e kanë udhëhqur lojën vazhdimishtr dhe pas një presioni të vazhdueshëm do ishte sulmuesi Puka që do shënonte. Ka qenë një veprim i bukur i kapitenit Nika duke pasuar tek sulmuesi shtatëlartë që brenda zone e ka dërguar topin në rrjetë. Edhe pas këtij goli, kanë qenë vendasit ata që kanë patur edhe raste të tjera për të shënuar por sulmuesit velipojakë nuk arrijnë të shënojnë të tjerë gola. E para mbyllet 1-0 ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë trajneri Nikaj kryen disa zëvendësime. Pikërisht njëri prej atyre që u fut në lojë në këtë pjesë- Lifja do të shënonte një gol shumë të bukur pas një goditje nga 25 metra duke e kaluar rezultatin në 2-0. Duket se këtu ndeshja do përfundonte por nuk ndodh kështu. Velipojakët lëshojnë terren dhe Prifti dy minuta para përfundimit të ndeshjes, do shënonte golin e vetëm për miqtë dhe këtu ka pak frikë se mund të ketë ndonjë rezultat të papritur por për fat nuk ndodh kështu. Ada fiton dhe merr tre pikë në këtë ndeshje ku shënon dhe fitoren e parë në Velipojë për këtë sezon.