shkodrasport.com
Ada mundet në Velipojë 1-2 nga Luftëtari
Ekipi i Adës nuk ka mundur të marrë qoftë edhe një pikë në ndeshjen e sotme të luajtur në Velipojë. Ajo është mundur nga skuadra kryesuese e kampionatit- Luftëtari i Gjirokastrës në shifrat 1-2. Goli i vetëm i Pukës në pjesën e dytë të ndeshjes, nuk i ka mjaftuar velipojakëve të marrin të paktën një barazim sepse miqtë kanë luajtur më mirë. Kanë shënuar shpejt dy gola që në pjesën e parë, e kanë kontrolluar lojën dhe nga kjo Ada e ka patur të vështirë. Trajneri Samuel Nikaj e kishte konsideruar shumë të rëndësishëm këtë takim për të caktuar edhe vendosjen përfundimtare të skuadrës së tij në fund të fazës së parë të kampionatit. Me këtë humbje, kjo skuadër tashmë duket se ka hequr dorë përfundimishtnga pretendimet e saj për të zënë një vend në gjashtëshen e ekipeve më të mira.