Barazim 1-1 në mes Adës dhe Elbasanit në ndeshjen e luajtur sot pasdite në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës. Miqtë kanë kaluar në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Mustajt dhe vendasve i është dashur shumë punë për të barazuar. Ai ka ardhur pikërisht në minutën e 65-të të ndeshjes kur gjyqtari Masha ka akorduar 11-metërsh dhe nga pika e bardhë, mbrojtësi Gent Isufi ka qenë mjaft i saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Loja ka qenë përgjithësisht e kontrolluar nga velipojakët që kanë patur edhe raste më të pastra për shënim por lojtarët e saj janë nxituar para portës kundërshtare. Rastet e krijuar nuk janë shfrytëzuar ashtu siç duhet dhe në këtë mënyrë Ada nuk ka marrë më tepër se një pikë nga kjo ndeshje. Me këtë pikë, ajo është ngjitur në kuotën e 26 pikëve duke qenë në vendin e 11-të në renditje. Pozitat e saj duken përgjithësisht të qeta duke mos qenë e rrezikuar nga rënia prej kategorisë.

Ada- Elbasani 1-1

Ada:Dervishaj, Isufi, Ferlushkaj (E.Nika 60’), Ara, Tota (Çaku 46’), Hotaj, Rrustja, Pllumbaj (Dalipi 54’), E.Doçi, Perfati, Puka. Trajner; Samuel Nikaj

Elbasani: Ruçi, Memetaj, Dushku, Mërtiri, Ibrahimi, Merxha, Gava, E.Dalipi, Mustaj, Kuçi (Halilaj 74’),  Galica. Trajner: Ilirjan File

Gjyqtarë: M.Masha, E.Biçaku, B. Perjolli (Tiranë)

Shënues: Isufi 65’ (11-metërsh) / Mustaj 3’

Kartona të verdhë; Ara, Puka, Ferlushkaj / Memetaj (2), Gava, Ibrahimi

Karton i kuq: Memetaj 80’

www.shkodrasport.com