Velipojakët nuk po arrijnë të rikthehen tek rezultatet pozitive. Edhe në javën e 18-të të kampionatit, ata janë mundur.
Këtë herë në Burrel në ndeshjen ndaj Klosit me shifrat 2-4. Një rezultat që i lë sërish në vendin e 11-të në renditje me vetëm 15 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjen e sotme, vendasit kanë shënuar brenda 30 minutave të para 3 gola me anë të A. Farukut dy herë dhe të Kurbneshit.
Në fillimin e së dytës Kaçubela do të shënonte golin e parë për Adën dhe kur u duk se u ngjallën shpresat për ndonjë gol tjetër, Faruku do të shënonte golin e katërt për Klosin.
Ndërkohë dy minuta para fundit, Elhan Galica do të shënonte golin e dytë për velipojakët por që nuk mjaftoi për asgjë.
Ada është në pritje të mbarimit të kampionatit me shpresën që vetëm sezonin e ardhshëm mbase të bëjë një organizim ndryshe për t’u rikthyer sërish në ditët e saj më të mira.
© shkodrasport.com