Ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj, Ada e Velipojës, nuk di të ndalet në tre javët e para të kampionatit të kategorisë së parë. Ajo ka fituar të shtunën, pasdite, në një transfertë të vështirë siç është ajo ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës, me shifrat 2-1, duke u ngjitur tashmë në vendin  dytë të këtij kampionati, pas asnjë humbje në këta 270 minuta lojë të fillimsezonit. Ndonëse që në minutat e para, velipojakët e kanë parë veten në disavantazh me një gol të shënuar nga vendasit në portën e tyre, me autor Balliun, miqtë nuk kanë vonuar dhe kanë reaguar menjëherë. Të dy golat e përmbysjes, por edhe të fitores për Adën, janë shënuar në pjesën e parë me autor Lifen. Edhe në pjesën e dytë, është ruajtur ky rezultat me fantazëm nga ekipi i drejtuar nga Nikaj dhe tashmë kjo skuadër me të drejtë e quan veten pretendente, vetëm për këto tre javë. Në javën e katërt velipojakët do të përballen me Gramshin në Velipojë.

 

Rezultatet e javës së tretë të kategorisë së parë:

1-Iliria-Ada 1-2

2-Luftëtari- Skrapari 2-0

3-Besëlidhja-Elbasani 4-0

4-Lushnja-Himara 1-1

5-Butrinti-Vlora 1-0

6-Branshi-Gramozi 2-1

7-Besa-Kukësi 2-0

8-Burreli-Mamurrasi 2-0.