Dëshira për t’i bërë një nisje më të mirë fazës së dytë të kampionatit ka qenë prezente tek futbollistët dhe drejtuesit e Adës por në fakt nuk ka ndodhur kështu.
Në ndeshjen e luajtur në Tiranës, velipojakët janë mundur me rezultatin 0-2 ndaj Kevitan.
Një humbje e cila ka ardhur që në pjesën e parë, pas golave të shënuar nga Arnold Hysen në minutat 25 dhe 44.
Një rezultat i papritur në fakt sepse drejtori sportiv Ylvi Rroji kishte pretendime për këtë ndeshje.
Kjo nisur nga disa përforcime që skuadra ka bërë ditët e fundit. Por ato nuk kanë dhënë efektin e vet në këtë përballje.
Pas javës së 13-të të kampionatit, Ada mbetet sërish në kuotën e 15 pikëve duke mbajtur vendin e 10-të në renditje.
© shkodrasport.com