Te shtunen do te startoje faza e dyte e kampionatit te kategorise se dyte dhe Ada ndeshjen e pare do ta luaje ne transferte, pikerisht ndaj Elbasanit.

Ne kampin velipojak po i japin doren e fundit pergatitjeve per kete sfide ku do te synojne te marrin pike sepse kete gje e kane imediate per t’iu larguar vendeve te fundit te renditjes ku ndodhen aktualisht.

Por ne prag te ndeshjeve te fazes se dyte te kampionatit, “Shkodra Sport” meson se drejtuesit e Ades kane bere dy perforcime te rendesishme ne repartin e sulmit. Nje repart qe kishte çaluar ne fazen e pare sepse ne 11 ndeshje ky ekip ka shenuar vetem 7 gola.

Nje perforcim shume i rendesishem ka qene ai me futbollistin Brilant Hasaj. 25 vjeçari deri para pak kohesh ka qene pjese e ekipit te Burrelit ne kategorine e pare, ndersa pas largimit prej atje ka qene prane kalimit tek Veleçiku, por ne fund lojtari ka zgjedhur Aden.

Perpos tij, trajneri Arber Shytani do te kete ne dispozicion edhe nje sulmues te ardhur nga ekipi U19 i Akademise Vllaznia, pikerisht Mikel Keshtajaku. Me keto dy lojtare, apo dhe ndonje tjeter qe ka plotesuar rradhet e ketij ekipi, Ada do te synoje te grumbulloje sa me shume pike ne fazen e dyte per t’iu larguar vendit te parafundit ku ndodhet aktualisht./SHKODRA-SPORT.COM/