Ada e Velipojes nuk ia ka dale as kete jave te marre qofte edhe nje pike, teksa eshte mposhtur ne shtepi nga skuadra e Vores me rezultatin e thelle 2-5. Ndeshja e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes nuk ka folur aspak per ekipin vendas te Ades, por vetem per skuadren mike te Vores, e cila ka shenuar pese gola njeri pas tjetrit dhe vijon te kryesoje grupin A te Kategorise se Dyte.

Takimi eshte dominuar pergjithesisht nga voraket dhe qe ne fillim, miqte e drejtuar nga trajneri i njohur Artan Mergjyshi, kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e katert. Ne vazhdim, ne limitet e fundit te pjeses se pare, Vora do te shenonte edhe golin e dyte, duke bere qe ky 45-minutesh te mbyllet me fitoren e tyre me rezultatin e paster 0-2.

Edhe ne pjesen e dyte, miqte arrijne ta administrojne lojen dhe rezultatin, teksa do te shenonin edhe dy gola te tjere njeri pas tjetri. Rezultati shkon ne 0-4 per Voren, por me pas goli i kapitenit te Ades, Frroku, ne minuten e 72-te, ngushton diferencat ne 1-4.

Megjithate, pas ketij goli, Vora mbyll gjithcka fale nje supergoli te realizuar prej tyre, duke e thelluar rezultatin ne 1-5. Ada nuk qendron pasive dhe serish ne minutat e fundit arrin te shenoje nje gol tjeter me ane te Durros qe vlen vetem sa per statistike, sepse e gjithe ndeshja mbyllet me rezultatin 2-5 ne favor te Vores.

Pas kesaj humbjeje te sotme ne shtepi, Ada i rendon gjithnje e me teper pozitat e saj ne tabelen e klasifikimit, teksa ndodhet me vetem dy pike dhe ne vendin e fundit ne renditje. Realisht, shpresat per mbijetese duken teper te vogla, por megjithate cdo gje mbetet per t’u pare ne javet ne vazhdim. Ndeshjen e rradhes, Ada do ta luaje ndaj Velecikut ne transferten e Koplikut. /Maringlen ZHIVANI/

Ada-Vora 2-5

Golat: Frroku 72′, Durro 90′ / Vrapi 4′, Prengaj 45′, 67′, Magani 51′, Balla 82′

Ada: Margjini, Hurmi, Qeleshi (Mhillaj 76′-Trashani 80′), Curri, Usamah, Vogli, Barros, Teixeira (Meta 55′), Lera (Durro 76′), Frroku, Laceja (ne dispozicion: Marku) Tr: Florian Lala

Vora: Jata, Karaj, Meta, Gjoni, Vrapi (Bashaj 58′), Stafa (Balla 59′), Sefa, Avdiu, Xhemalaj (Mema 71′), Prengaj (Dedej 70′), Magani (Lala 58′) (ne dispozicion: Hidi, Shani, Xhabafti, Sina) Tr: Artan Mergjyshi

Arbiter: Olsi Sokoli

Kartone te verdhe: Laceja 40′, Lera 45′