Pezullim dhe paralajmërime tek Ada. Rezultatet jo të mira që ka marrë kjo skuadër në ndeshjet e fundit, nuk janë pritur aspak mirë nga drejtuesit e saj. Skuadrës i janë plotësuar të gjitha kërkesat financiare, madje përveç rrogave të marra, në ndeshjet e fundit ka patur edhe një premio prej 3 milionë lekësh të vjetra për ndeshjet me Lushnjën, Besëlidhjen dhe Butrintin por ajo nuk u përfitua se skuadra ka humbur. Në kushte të tilla, edhe kur janë vërejtur veprime që indisiplinimi, drejtuesit e Adës kanë dalë sot me një komunikatë për shtyp ku thuhet:
Komunikatë
Paraqitjet jo të mira të skuadrës velipojake në ndeshjet e para të fazës së dytë dhe disa raste indisiplinimi të futbollistëve të saj, i kanë detyruar drejtuesit e klubit të Adës ta analizojnë me hollësi këtë situatë të krijuar. Pikërisht ditën e sotme, ata janë mbledhur dhe duke u ndalur konkretisht tek ndeshja e djeshme, e luajtur në Sarandë dhe e humbur me rezultatin 0-1 ndaj Butrintit, klubi i futbollit Ada ka dalë me disa vendime:
1.Portieri Eli Dervishaj pezullohet pa afat për arsye të kryerjes së disa veprimeve që bien ndesh me rregulloren e Disiplinës të skuadrës tonë.
2.Sulmuesi Edison Puka merr vërejtje me paralajmërim për pezullim nga skuadra për kryerjen e disa veprimeve që bien ndesh me rregulloren e Disiplinës.
3.Në ditët e ardhshme mund të ketë edhe masa të tjera ndëshkimore ndaj futbollistëve të veçantë për mosangazhim në ndeshjet e para të fazës së dytë të kampionatit dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe pezullime e përjashtime.
www.shkodrasport.com