www.shkodrasport.com
Ada, premioja 3 milionëshe që nuk u mor në Kavajë
Për fitoren ndaj Besës në Kavajë të shtunën që kaloi, ekipi i Adës ka patur një premio prej 3 milionë lekësh të vjetra akorduar nga drejtuesit e klubit. Premio madje ka patur edhe për barazim, teksa në rast të marrjes së tij, do akordohej gjysma e asaj të fitore, pra 1 milionë e gjysëm. Por për fat të keq, velipojakët nuk morën as njërën dhe as tjetrën premio teksa kanë qenë shumë pranë kësaj të dytës dhe vetëm 2 minuta para fundit, gjërat u prishën pas golit të shënuar nga kavajasit. Në bisedë me futbollistë dhe drejtues të Adës, marrim vesh se ata kanë patur mundësi edhe ta fitojnë ndeshjen pas barazimit 1-1 teksa janë humbur 2-3 raste të pastra. Megjithatë, loja e zhvilluar nga kjo skuadër ka lënë shije të mirë tek të gjithë. Trajneri Samuel Nikaj ka ngritur zërin sa i takon arbitrimit të ndeshjes nga gjyqtari Jorgji dhe ndihmësit e tij teksa goli i parë ka qenë fillimisht pozicion jashtë loje dhe më pas, faull e dukshme ndaj portierit Dervishi. Po ashtu, gjatë pjesës së dytë, dy futbollistë të Besës duhej të kishin dalë me karton të kuq. Duke i shtuar përveç gjykimit edhe presionet nga më të ndryshmet që janë ushtruar para dhe gjatë ndeshjes nga uniformat blu dhe njerëz tjerë pranë drejtuesve të Besës.