Velipoja është një plazh që vitet e fundit është bërë mjaft i frekuentueshëm, por vite më parë njihej edhe në hartën e futbollit, madje skuadra i ka shkuar shumë afër ngjitjes edhe në elitë. Në historinë e deritanishme të këtij klubi, Ada dy herë është renditur në vendin e gjashtë në Kategorinë e Parë, madje duke qenë për javë të tëra ndër katër ekipet e para dhe pretendente për në Superligë.
Ndër rezultatet më të mira që Ada ka arritur në historinë e saj, sigurisht që është ai i sezonit 2004-05 kur për Kupën e Shqipërisë, ajo ka arritur të shkojë deri në turin e tretë të saj. Interesant është fakti që në turin e dytë, velipojakët kanë eliminuar Dinamon e Tiranës, duke e mundur 2-1 në Velipojë dhe duke barazuar 1-1 në Tiranë…
Disa vite më vonë mundnin edhe Partizanin me shumë halle 5-0, ndërsa tani Ada që ka shërbyer edhe si një trampolinë për shumë lojtarë shkodranë që u bën edhe titullarë në elitë, mes tyre edhe Shtubina e Hajdari apo Boci e Selimaj, endet mes mbijetesës në Kategorinë e Dytë…
Mamurrasi
Mamurrasi në pak vite u ndërtua fal Ded Ndrecës, një personazhi kartizmatik, ish-futbollist te Laçi që si kryetar bashkie mendoi edhe për të ngritur futbollin. Në pak vite, skuadra e tij, jo vetëm u ngjit nga e treta në të Dytën, por edhe për pak shkoi në elitë, madje i është afruar dy herë Superiores. Sot, Mamurrasi pas një ekzistence prej 12 vitesh nukë shtë më as në Kategorinë e Dytë për shkak se mungonte ana financiare…
Vlora
Një ekip privat, që u ndërtua nga i ndjeri, biznesmeni Agron Haxhiraj që ndeshjet i luante në Vlorë dhe në përbërje kishte shumë lojtarë që nuk gjnein vend te Flamurtari pas dilnin nga moshat. Vlora u ngjit nga e dyta në të Parën, e madje duke qenë se në gjirin e vet pati edhe disa kualitete si: Strati, Idrizaj, Rustemi, i shkoi shumë afër Superiores. Tashmë skuadra nuk ekziston më!
Himara
Himara ka luajtur në Kategorinë e Dytë e për pak vite më Kategorinë e Parë. Stadiumi ka emrin e të madhit Petro Ruci, ish-mbrojtësit me origjinë nga Himara që ka spikatur me Flamurtarin e lavdishëm para më shumë se tri dekadave. Tashmë Himara nuk është më në hartën e futbollit…
Butrinti
Një ekip simpatik, gjithmonë në Kategorinë e Dytë, por që për më shumë se një dekadë mori pjesë në Kategorinë e Parë rregullisht ndryshe nga pjesëmarrjet e mëparshme. Sarandiotët falë një mbështetje nga kryebashkiaku Stefan Çipa arritën që të ishin ekip elitar në Grupin e Jugut, duke u pozicionuar në vende nderi, madje në sezonin 2013-2014 ishin shumë afër Superiores.
Madje, në Kategorinë e Parë, në Sarandë mundën edhe Partizanin, ndërsa tifozët e mbështesin shumë skuadrën e tyre të zemrës…Në fund u renditën në vendin e tretë. Tashmë, Butrinti ndodhet në mesin e tabelës, në Kategorinë e Dytë, ndonëse ka stadium si ekipet e Supeiores, e madje edhe me drita…/vipsport/