Ada e Velipojes eshte rikthyer sot serish tek fitorja, madje duke arritur te marre nje trepikesh me shume vlere ndaj Klosit, me rezultatin e paster 3-0.

Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes. Ka qene futbollisti Frroku ai qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 26-te duke shenuar golin e pare te ketij takimi nderkohe qe gjashte minuta para fundit te pjeses se pare ka qene Shkembi ai qe ka dyfishuar shifrat.

Pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 2-0 per Aden. Ne fillimin e se dytes ka qene serish Frroku qe ka shenuar golin e trete te ndeshjes dhe te dytin personal.

Ne minutat e fundit, te dy ekipet do te luanin me nga nje futbollist me pak sepse Perndreca per Aden dhe Gjonaj per Klosin u ndeshkuan me kartona te kuq nga ana e arbitrit te ndeshjes.

Perfundimisht 3-0 per skuadren e drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj qe me kete trepikesh eshte ngjitur ne kuoten e 13 pikeve dhe mban aktualisht vendin e nente ne renditje.
www.shkodrasport.com