Periudha e vështirë që ka kaluar së fundi Ada e kishte vënë në pikëpytje pjesmarrjen e saj në kampionat në sezonin e ri. Por në fakt, velipojakët jo vetëm janë rregjistruar në kampionatin e kategorisë së parë por po bëhen gati për ndeshjen e parë të tij, atë që do të luajnë të dielën ndaj Kevitan.

Ende nuk janë zbardhur emrat e futbollistëve që do ta përfaqësojnë atë por ndërkohë është mësuar emrin i trajnerit që do ta drejtojë Adën nga pankina. Në fakt nuk është emër i ri: Ai është Ersi Çaku, trajneri që e drejtoi edhe sezonin e kaluar. Gjatë verës që lamë pas, ky trajner kaloi tek AAS por tashmë do të rikthehet në krye të velipojakëve.
© shkodrasport.com