Formacioni mundshëm:
Portë: Dërvishaj
Mbrojtje: Tota, Isufi, Ferlushkaj, Hotaj
Mesfushë: Osja, Dalipi, Gogaj, Kaçi
Sulm: Puka, Ara
Ada shkon për fitore me Ilirinë
Ada e Velipojës duket e gatshme per ndeshjen e javës së tretë që do ta luaj në transfertë me Ilirinë e Fushë Krujës. U mendua fillimisht se takimi do të zhvillohej në një fushë asnjëanëse por Federata ka lejuar që takimi të luhet në stadiumin e Kastriotit të Krujës duke qenë se Iliria nuk ka një fushë të sajën për të zhvilluar ndeshjet. Në këtë mënyrë sfida do të luhet në Krujë. Skuadra bregdetare, pas takimit të Kupës në mesjavë me Pogradecin ku u mund 1-2, menjëherë ka vijuar përgatitjet për përballjen e kampionatit me Ilirinë. Ky takim është vlerësuar maksimalisht nga Ada ndaj edhe pse luajnë në transfertë do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv. Velipojakët në dy javët e para kanë bërë një paraqitje të mirë teksa kanë fituar në Burrel në javën e parë dhe në të dytën barazuan me një skuadër si Besa e Kavajës ndërkohë qe edhe me ekipin e Fushë Krujës, Ada do të kërkojë fitoren për të vijuar ecurinë pozitive. Për këtë sfidë optimist është edhe Presidenti i Adës Alfred Pjetri. “Kemi një ndeshje të vështirë por ndaj Ilirisë do të përpiqemi të marrim një fitore. Besoj se do të jetë një ndeshje e bukur duke qenë se takimi luhet në stadiumin e Kastriotit. Shpresojmë të vijojnë rezultatet pozitive në këto javë të para sepse janë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë. Lojtarët janë në një formë të mirë sportive dhe nuk kemi dëmtime apo mungesa futbollistësh. Është rekuperuar Ara po ashtu drejt rekuperimit është edhe Kaçi, dy lojtarë cilësor që do të na ndihmojnë për të arritur marrjen e një rezultati pozitive me Ilirinë” – ka deklaruar Pjetri.