Shpresat e koplikasve për një ndalje të kryesuesve të kampionatit në ndeshjen ndaj Vorës, kanë marrë fund.
Velipojakët jo vetëm që nuk arritën t’i ndalin ato por e kanë pësuar keq, 2-8. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”.
Ada ka pësuar gol që në’9 kur në fakt është Ferhati ai që shkakton autogol duke kaluar në avantazh Vorën.
Ndërkohë në fundin e pjesës së parë, Fuçia do të shënonte edhe golin e dytë dhe pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 0-2 në favor të miqve.
Në pjesën e dytë gjithçka shkon keq e më keq për vendasit. Që në minutën e parë të saj, Çoçja ndëshkohet me karton të kuq.
Kapiteni Fuçia do të shënonte dhe golin e tretë dhe më pas Dibra shënoi të parin për Adën.
Më pas edhe pesë gola të tjerë për Vorën ndërkohë që në minutën e 84-të Galica do të shënonte golin e dytë dhe të fundit për velipojakët duke bërë që i gjithë takimi të mbyllej në shifrat 2-8.
Në këtë mënyrë, shpresat e Veleçikut për të mbajtur vendin e parë thuajse morën fund dhe duhet të mendojnë ndoshta për plej-ofin.
© shkodrasport.com