Pas dy fitoreve të para, Ada do të synojë të dielën fitoren e tretë në kampionat. Ajo do të luajë në Tiranë ndaj ekipit Spartak dhe objektivi është i qartë: Për të marrë trepikëshin e rradhës.

Ajo që të bën përshtypje tek velipojakët është qetësia me të cilën punon skuadra. Stafi drejtues është munduar që të injektojë tek futbollistët idenë sesi mund të arrihet suksesi.

“Suksesi lë gjurmë. Njerëzit që duan sukses shoqërohen me njerëz të suksesshëm. Nëse dëshironi të arrini suksesin, shikoni çfarë kanë dhe çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm.

Nëse kërkoni më shumë kohë për t’u bërë më i suksesshëm, harrojeni! Nuk do ta keni këtë mundësi. Shfrytëzoni këtë që zoti ju ka falur. Të ndihmosh të tjerët është një hap i madh afër suksesit tënd.

Futbolli është lojë e bukur, por është dhe lojë skuadre. Futbolli është dinamik, është sfidë, është luftë nervash. Fortësia e zinxhirit varet nga fortësia e hallkës më të dobët”- ky është mesazhi që drejtuesit i kanë shpërndarë secilit futbollist.

Arsyeja e shpërndarjes së një mesazhi të tillë është për t’i motivuar edhe më shumë ato duke qenë se shumica janë në moshë të re dhe ende nuk e kanë të qartë se çfarë mund të bëjnë.

Në këtë mënyrë, Ada me këtë qëllim do të udhëtojë pasnesër drejt kryeqytetit për të mundur edhe Spartakun. Nëse ia del edhe këtë herë, sigurisht që kundërshtarët duhet t’i bëjnë ndryshe llogaritë me velipojakët.
© shkodrasport.com