E krijuar 22 vite më parë, Ada e Velipojës ka arritur të thotë ashtu si duhet fjalën e saj në futbollin shqiptar.

Kryesisht duke marrë pjesë në kategorinë e parë por edhe atë të dytë, kjo skuadër mbahet mend edhe për fitoren 5-0 ndaj Partizanit apo eliminimin në kupë të Dinamos në kulmin e saj.

Ada në vite është mbajtur kryesisht me futbollistë shkodranë por duket se tashmë po lind një erë e re.

Etrit Nika, një nga futbollistët më të shquar të kësaj zone, tashmë pas lënies së sportit ka marrë përsipër të ngrejë ekipet zinxhit të Adës dhe të krijojë Akademinë e saj.

a aktualisht 4 ekipe që nga U-9, U-11, U-13 dhe U-15 ndërkohë që planet janë për ta pasuruar edhe me U-17 sezonin e ardhshëm.

I ndihmuar edhe nga Besnik Ndoj apo dhe të tjerë dashamirës, ai punon plot pasion.

Për më tepër që ditën e djeshme ekipi i tij i grupmoshës U-9 u shpall edhe kampion i Ligës Amatore pasi mundi 3-1 në finale ekipin Atletik.

Madje, edhe trofeu i lojtarit me te mire te kampionatit te kesaj grupmoshe, ka shkuar per nje futbollist te Ades, Sebastian Gjeka.

Më poshtë do keni mundësi të ndiqni përmes fotove këtë sukses të këtij ekipi dhe atë se kush janë protagonistët e tij dhe njëkohësisht e ardhmja e futbollit velipojak.
www.shkodrasport.com