Ada e humbi “finalen” e pare te mbijeteses dhe tashme ka edhe nje te dyte dhe te fundit, ne te cilen ka shansin e fitores dhe sigurimit te qendrimit serish ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.

Kete here do te perballet me ekipin e Valbones se Tropojes, nje nga me te mirat e kategorise se trete e cila kerkon te ngjitet nje kategori me lart dhe per kete arsye do te tentoje fitoren me velipojaket.

Federata Shqiptare e Futbollit nderkohe ka vendosur qe kjo ndeshje te luhet diten e enjte ne oren 17.00. Njekohesisht eshte percaktuar edhe fusha se ku do te zhvillohet kjo sfide delikate, pikerisht ne “Reshit Rusi” te Shkodres.

Ky padyshim qe eshte nje fakt qe ndihmon velipojaket megjithate jo deri ne ate pike sa te thuhet se Ada ka me shume shanse per te fituar. Trajneri Pepaj ka patur disa mungesa te rendesishme ne ndeshjet e fundit dhe per kete arsye nuk ka qene i qete ne ndertimin e formacionit.

Ai shpreson qe te enjten situata te jete ndryshe dhe Ada te fitoje ndaj Valbones per te siguruar kesisoj serish qendrimin ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.
www.shkodrasport.com