Pa zhurmë, pa bujë, Ada i ka bërë një nisje të shkëlqyer kampionatit të kategorisë së dytë. Pas fitores javën e kaluar në Tiranë ndaj Kevitanit, ajo ka arritur një tjetër fitore sot në kuadrin e javës së dytë.
Në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës ajo ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Internacional dhe kësisoj me 6 pikë pas dy javësh kryeson renditjen e kampionatit.
Në takimin e sotëm rezultati është zhbllokuar në ’33 kur futbollisti mik në përpjekje për të larguar topin nga zona e tij, e ka dërguar atë në rrjetë.
Pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol. Në fillimin e së dytës, Internacional barazoi shifrat në ’50 me anë të Lalës por ky rezultat nuk do të zgjaste shumë. Në ’65 Kraja ka shënuar golin e dytë ndërsa pesë minuta më vonë do të ishte rradha e sulmuesit Elhan Galica për të shënuar golin e tretë dhe të fundit të kësaj ndeshje.
Përfundimisht 3-1 për Adën që i ka bërë kësisoj një nisje të shkëlqyer kampionatit. Njëri nga drejtuesit e lartë të saj, Ylvi Rroji, e bëri të ditur edhe ditën e djeshme në një prononcim për gazetën tonë se objektivi i kësaj skuadre ishte për t’i vlerësuar maksimalisht të gjitha sfidat dhe rëndësinë e secilës prej tyre.
© shkodrasport.com