Kur u duk se Ada do të arrinte fitoren e tretë në kampionat, në fakt ka ndodhur e kundërta. Në minutën e 93-të ajo është ndëshkuar me një gol dhe për rrjedhojë takimi ndaj Klosit është mbyllur në barazim 1-1.
Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës.
Vendasit kanë luajtur më mirë, kanë dominuar gjithçka dhe pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, kanë arritur të shënojnë vetëm një gol.
Ka qenë Limoni ai që ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 66-të. Ada ka vijuar ta dominojë lojën dhe kur në rradhët e saj filluan të mendojnë për festën e fitores, ka ndodhur e kundërta.
Në minutat shtesë ka qenë Pjetri ai që ka barazuar shifrat duke barazuar shifrat.
Me këtë rezultat, velipojakët kanë mbetur në kuotën e 8 pikëve duke humbur mundësinë për të marrë edhe dy pikë më shumë dhe për t’u ngjitur në krye të renditjes.
© shkodrasport.com