Të gjithë prisnin fitoren e skuadrës së Adës në ndeshjen e sotme ndaj Ilirisë së Fushë- Krujës por nuk ka ndodhur kështu. Ndonëse ndeshja është luajtur në Velipojë, vendasit nuk kanë shkuar më tepër se barazimi 1-1. Madje të parët kanë kaluar në avantazh miqtë ndërsa ka barazuar me anë të Pukës po në pjesën e parë të ndeshjes. Përpjekjet e Adës për të shënuar edhe golin e dytë dhe të fitores kanë qenë të shumta por futbollistët e saj nuk kanë arritur dot tek goli. Edhe në gjashtë minutat shtesë të dhëna nga gjyqtari në fund të takimit, nuk u kanë mjaftuar velipojakëve për të shënuar. Përfundimisht barazim 1-1 dhe një pikë e marrë për Adën që gjithsesi është shumë pak sepse ajo tashmë është kaluar në renditje edhe nga Mamurrasi. Me 21 pikë të grumbulluara, pa përmendur këtu ndeshjen e prapambetur që do luhet më 14 mars në Velipojë ndaj Burrelit, Ada nuk është në pozita komode në renditje. Dy pikët e lëna sot mund t’i kushtojnë jo pak kësaj skuadre në ecurinë e saj të mëtejshme.

www.shkodrasport.com