Kryetarja e Bashkisë Shkodër, zj. Voltana Ademi është njëkohesisht edhe presidentja e klubit shkodran e ka cilësuar të papranueshëm refuzimin e Bakajt për të mos luajtur në ndeshjen e fundit. Në një prononcim për “Top Channel” ka folur edhe për gjëndjen e skuadrës përpara ndeshjes finale kundër Tiranës.“Është e papranueshme ajo që ka ndodhur me Bakajn. Nuk e imagjinoj dot. Por ne kemi besim te shkodranët. Ajo ishte një histori shqiptare, që një lojtar dezerton në momentin e fundi. Për ndeshjen me Tiranën, kam folur me stafin teknik, ata ndodhen në Ulqin për fazën përgatitore dhe të fokusuar në ndeshjen e radhës. Duke parë rëndësinë, ata nuk munden të komunikojnë me mediat. Po punohet shumë që të dalin me sukses në këtë përballje, edhe pse të vjen keq kur sheh që luajnë dy skuadra, si Vllaznia dhe Tirana, për mbijetesë. Unë nuk mund të akuzoj askënd tek Vllaznia, por në disa raste bashkohem me Armandon Cungun. Ka pasur ndeshje, si ajo me Korabin, ku skuadra ka neglizhuar dhe nuk është përgjigjur si duhet”- ka thënë ajo në prononcimin e saj.