Stadiumi “Loro Boriçi” ësht në fazën e rikonstruktimit dhe gjatë kohës që janë zhvilluar punimet, skuadra e Vllaznisë ka vijuar përgatitjet në “Reshit Rusi”.
Ndërkohë që punimet janë drejt fundit, kanë qarkulluar fjalë që qeveria kërkon të administrojë impiantin në bashkëpunim me palët e treta.
Këto të reja të fundit janë komentuar nga vetë kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, e cila në një pronocim dhënë për ‘TV1 Channel’ është shprehur se, prona e bashkisë dhe se nuk do të ndodhë asgjë lidhur me atë çfarë është thënë se qeveria do ta administrojë “Loro Boriçi” në bashkëpunim me bashkinë Shkodër.
“Ne kemi pasur jo pak dëm gjatë punimeve të këtij stadium në shumë aspekte. Dua t’iu kujtoj se për dy vite ne si Vllazni nuk kemi bërë asnjë ndeshje në stadiumin ‘Loro Boriçi’. Stadiumi është i Bashkisë së Shkodrës.
Unë kam dëgjuar në fakt dhe dua që të mos jetë e vërtetë, ku pritet të ketë një vendim të Këshillit të ministrave për një administrim të përbashkët mes qeverisë dhe të tjerëve, ndër këta të tjerë është edhe Bashkia Shkodër.
Nëse është kështu, ne do të bëjmë gjithçka ligjore për të mbrojtur të drejtën e pronësisë që bashkia ka në këtë objekt.
Është një pronë të cilën ka të drejtë vetëm Këshilli Bashkiak që të vendosë për tjetërsimin e saj dhe askush tjetër”, është shprehur Ademi për ‘TV1 Channel’.