Po flitet shumë ditët e fundit në lidhje me largimet e disa futbollistëve të Vllaznisë.

Duket se edhe drejtuesit e klubit nuk kanë ndër mend t’i pengojnë.

Dhe sidomos ata të cilëve u ka përfunduar kontrata.

Klubi jo vetëm që nuk ka ndër mend t’i pengojë por edhe as të kërkojë t’i joshë me ndonjë kontratë të re.

Kështu ka bërë të ditur edhe vetë presidentja e klubit, kryebashkiakja Voltana Ademi.

Ajo i është përgjigjur një pyetje të njërit prej këshilltarëve në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak duke thënë:

“Të gjithë ata futbollistë të cilëve u ka përfunduar kontrata me klubin, normalisht që janë të lirë për t’u larguar dhe askush nuk do t’i pengojë.

Kuptohet, që do të jetë vazhdimësia e administrimit ajo që do të përcaktojë se cilët do të jenë lojtarët që do të vazhdojnë te jenë pjesë e Vllaznisë.
www.shkodrasport.com