Vllaznia udhëtoi dje drejt juglindjes, duke u akomoduar në Pogradec, në pritje të udhëtimit të sotëm në Korçë, aty ku në 13:00 i pret Skënderbeu për javën e 20 të Kategorisë Superiore.

Shkodranët kryesues shkojnë në transfertë me katër mungesa, teksa trajneri Brdaric ka marrë lajmin e mirë se mund të aktivizojë mbrojtësin Adili nga minuta e parë.

Shkodranët do kenë katër mungesa sot, tre për pezullime dhe një për dëmtim. Imeri, Isaevski, Imami dhe Marku janë jashtë, me stafin teknik që do hedhë nga minuta e parë një skemë 4-3-1-2. Nertil Hoxhaj projektohet nga e majta e mbrojtjes, ndërsa Da Silva do mbështesë sulmuesit Avdijaj e Ardit Hoxhaj.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Shehi, Adili, N. Hoxhaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, A. Hoxhaj, Avdijaj