Administratori i Ligës italiane të futbollit, Luigi De Siervo ka folur për “Mediaset” në prag të duelit mes Interit dhe Milanit. Ai gjithashtu ka treguar dëshirën dhe objektivin e madh për të transferuar një ndeshje të Serisë A në Arabi.
Sigurisht që e ka pranuar se në disa gjëra duhet të përmirësohen të gjithë. “Sa iu përket tifozëve ne nuk ndryshojmë dot kulturën e Arabisë. Këta e kanë si traditë që të vijnë në stadium me vonesë dhe gjatë ndeshjes.
Nuk janë aq të fiksuar si në Itali që tifozët vijnë 2 orë përpara. E shohin si argëtim. Jemi duke bashkëpunuar me të gjithë për të pasur ndoshta një ndeshje të Serisë A në Arabi. Jemi në rrugën e duhur. Kemi bërë edhe paketa për tifozët që të udhëtonin nga Italia deri këtu, por nuk gjetëm vëmendjen e duhur prej tyre.
Ky është edicioni ynë i dytë me këtë format dhe larg Italisë. Duhet të shohim se çfarë mund të përmirësojmë në të ardhmen. Është diçka shumë e bukur, por kemi besim se mund të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të bëjmë gjëra të mëdha në të ardhmen”, ka thënë Del Siervo.