Te skuadra e Vllaznisë sapo kanë emëruar edhe administratorin e ri të saj ku ky post i’u besua ish futbollistin Suad Lici.

Ekipi kuqeblu kishte mbetur në vendnumëro për gati më shumë se një muaj dhe me emërimin e administratorit të ri natyrisht që pritej edhe levizje të shumta në ekip.

Ky në fakt mund të quhej një lajm i mirë mbi të gjitha për futbollistët pasi tashmë do ta kenë më të qartë se si do të proçedohet në vijim më skuadrën e tyre. Të shumtë kanë qënë edhe largimet te Vllaznia si Kalaja, Çinari, Malota, Sukaj etj.

Ndërkohë nuk mund të thuhet se në ekipin shkodranë nuk do të ketë më largime të tjera pasi njëri prej tyre është edhe mbrojtësi shqiptaro-maqedonas Sedat Berisha.

Ai pretendon të kalojë tek skuadra e Tiranës në momentin sapo drejtuesit e ekipit kuqeblu ti japin leje-kalimin pasi ai vijon akoma të jetë nën kontratë me ekipin shkodran.

Por tek Vllaznia lëvizjet mesa duket nuk do të jenë vetëm nga lojtarët e saj por edhe tek trajnerët edhe pse në këtë post është akoma në kontratë Ervis Kraja i cili e drejtoi ekipin në dy ndeshjet e fundit./star-plus/