Vllaznia u mposht në kryeqytet nga Partizani me rezultatin minimal 1-0. Kjo humbje ka trishtuar jashtë mase drejtuesit shkodranë, të cilët shpresonin te një rezultat pozitiv.
Në një moment të sfidës, administratori i Vllaznisë, Suad Lici, ka shpërthyer pas një faulli të akorduar në mesfushë, duke u çuar në këmbë nga tribuna VIP, teksa ka kontestuar vendimin e gjyqtarit anësorit, Erind Burgu.
“Ça je tu ba ma, a nuk të vjen turp?! O anësor, a nuk të vjen turp?! Nuk keni fytyrë ju, jo!” , ishin fjalët e Licit, drejtuar asistentit Burgu, që sinjalizoi faullin në favor të Partizanit.
Perveç administratorit, edhe trajneri Jonuz ka qene i pakenaqur me arbitrimin dhe per kete arsye nuk eshte prononcuar pas ndeshjes.