Gjate ndeshjes me Partizanin, sidomos ne pjesen e dyte te saj, eshte pare tejet i revoltuar me arbitrat. Administratori i Vllaznise Suad Lici eshte bere protagonist me reagimet ndaj tyre nderkohe qe ne nje prononcim te dhene per “Panorama Sport” e ka pranuar se arbitrimi nuk ka ndikuar ne ndeshje.
‘Nuk kishte asnje penallti apo gje tjeter qe te kishte ndikim ne rezultatin e ndeshjes. Por ishin disa momente si ndonje prekje e topit me dore apo dhe pozicione jashte loje qe kishin ndikimin e tyre. Por keto mbeten aty per aty. Ashtu siç gabojne lojtaret, gabojne edhe arbitrat.
E rendesishme eshte qe ne te ardhmen te kemi sa me pak gabime dhe asnjehere gjera me dashje. Ne nuk e gjetem ne asnje moment humbjen e fundit me Partizanin tek gabimet e gjykimit, por te vete lojtaret”- ka thene numri 1 i klubit shkodran.
Nderkohe ai ka bere edhe nje pershkrim te ecurise se deritanishme dhe te asaj se çfare pritet te ndodhe tek Vllaznia ne te ardhmen prandaj ka shtuar: “Deri diku mund te them se kemi bere nje paraqitje te mire. Nuk jam shume i kenaqur, por gjithsesi kemi treguar shenja pozitive ne krahasim me sezonet e shkuara.
Kjo jo vetem ne piket e grumbulluara, por me shume ne ate qe ka dhene skuadra ne te gjitha takimet. Mund te kishim patur me shume pike. Me pak kujdes sot do te flisnim ndryshe e kete e them edhe duke u bazuar tek dy takimet e fundit. Megjithate, e perseris, kemi bere nje gjysem sezoni relativisht te mire.
Kjo eshte nje pasqyre ku behet nje bilanc i punes se bere dhe per kete arsye ka ardhur ne Shkoder edhe drejtori sportin Engin Firat, per te bere nje analize sa me te hollesishme te situates dhe ecurise. Ne do te analizojme çdo lojtar per ate qe ka dhene ne fushe deri tani. Analizes nuk do t’i shpetojme as ne. Nuk mund te them sot per largime apo afrime. Do te shikojme gjithçka me qetesi e pastaj duhet qe te vendosim pikat mbi ‘i’.
Une besoj se pjesa e dyte e sezonit do te jete me e mire se e para. Kam esim tek puna dhe serioziteti qe ka çdo njeriu ne klub dhe te gjithe sebashku do te bejme me te miren per Vllaznine”.
www.shkodrasport.com