Ajo qe perflitej prej kohesh, eshte pohuar sot edhe nga administratori i sapoemeruar i Vllaznise Suad Lici.
Ne konferencen e sotme per shtyp, i pyetur ne lidhje me kontratat e futbollisteve per sezonin e ri, ka deklaruar se ato do te pesojne zbritje sepse kjo eshte logjike ngaqe ekipi eshte ne kategorine e pare.
“E thashë edhe më lartë që duhet të forcojmë disiplinën. Do ti rishikojmë disa kontrata. Kjo eshte logjike sepse tashme skuadra eshte nje kategori me poshte.
Do të vendosim piketat edhe te Vllaznia B apo te Akademia. Një pjesë e futbollistëve do të qëndrojnë sepse janë në kontratë. Ne do të punojmë me buxhetin që do të kemi në dispozicion”-eshte shprehur Lici.
www.shkodrasport.com