Xhaferi apo Lici, kush vendos tek Vllaznia? Kjo eshte pyetja qe shumekush ka bere ditet e fundit dhe ne pamje te pare eshte krijuar nje ide se do te kete kaos ne vendimmarrje.
Por ne fakt, nuk duket te jete keshtu. Sponsori i ri i klubit Alban Xhaferi eshte duke u marre kryesisht me perzgjedhjen e drejtorit sportiv dhe te trajnerit dhe pasi jane gjetur emrat e pershtatshem, ato i paraqiten grupit te punes qe eshte ngritur ku padyshim qe eshte edhe administratori Lici.
Ky i fundit edhe vete sot, i ngacmuar nga gazetaret ngaqe sponsori Xhaferi duket se eshte njeriu qe po angazhohet me gjerat kryesore tek Vllaznia, eshte shprehur:
“Sponsori ka propozuar për emra dhe ne po vendosim ashtu siç beme me drejtorin. Ndersa me trajnerin akoma nuk kemi finalizuar marrëveshjen sepse jemi ne bisedime. Tek Vllaznia nuk është i mirëpritur vetëm Albani, por të gjithë ata që duan të kontribuojnë këtu. Shkodra dhe Vllaznia vijnë të parat, pastaj ne”.
Nje shprehje e shkelqyer. Nese Xhaferi sot po kontribuon maksimalisht per te miren e Vllaznise, sigurisht qe duhet mbeshtetur sepse shkodranet ne rradhe te pare duan te shohin mire kete skuader, pavaresisht se kush eshte duke e bere punen. Meritat per suksesin do merren me vone.
www.shkodrasport.com