Pas Alsid Tafilit, një tjetër futbollist shkodran bëhet protagonist për skuadrën kosovare të Lirisë së Prizrenit. Bëhet fjalë për mesfushorin Admir Mehja. Ai ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në ndeshjen e fundit të kampionatit, atë të luajtur në transfertë ndaj KEK-ut. Goli i tij në minutën e 69-të i dha epërsinë momentale prizrenasve por ata nuk mund ta ruajnë atë deri në fund sepse vendasit barazuan rezultatin katër minuta para mbarimit të ndeshjes. Megjithatë  barazimi në fushën kundërshtare nuk është keq për Lirinë që e ka nisur fazën e dytë më mirë.

Afrimi edhe i Tafilit apo dhe forma e mirë që po kalon Mehja, janë një garanci më shumë për këtë skuadër për t’u ngjitur në renditje. Liria aktualisht ka 21 pikë dhe mban vendin e nëntë në renditje. Shpresat janë për një ngjitje sa më të shpejtë duke filluar nga fitorja e rradhës në ndeshjen që do luajnë në shtëpi këtë fundjavë.

 

www.shkodrasport.com