Mbrojtësi shkodran Admir Teli ka luajtur 90 minuta në ndeshjen e djeshme të vlefshme për kampionatin azabejxhanas të futbollit në mes ekipit të tij Karabak dhe Azal ku luan shqiptari tjetër Ervin Bulku.
Skuadra e Telit ku luan edhe Ansi Agolli njëkohësisht, ka fituar me rezultatin 3-1 në këtë ndeshje dhe të dy shqiptarët kanë luajtur nga 90 minuta në fushë duke dhënë kontributin e tyre për fitoren e Karabakut. Fakti që Teli luan çdo ndeshje si titullar, tregon se ai është i rëndësishëm për skuadrën e tij.