www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Adnan Haxhaj, vjen nga Prishtina blerja e pestë e Vllaznisë
Adnan Haxhaj, vjen nga Prishtina blerja e pestë e Vllaznisë
Firma e tij është e pesta në merkaton e Vllaznisë për këtë verë. Ajo i përket Adnan Haxhajt, qendërmbrojtësit 28 vjeçar që prej disa sezonesh ka qenë pjesë e ekipit të Prishtinës megjithatë ai ka vendosur të ndryshojë “strehë”. Ka mbërritur paraditen e sotme në Shkodër dhe pasi ka mbyllur gjithçka sa i takon kushteve të kontratës me drejtuesit e klubit kuqeblu, ka shkuar më tej duke hedhur firmë në kontratë. Ajo do të jetë dyvjeçare dhe palët janë dukur të kënaqura me arritjen e marrëveshjes. Pasi e ka kryer edhe këtë procedurë, Haxhaj më pas është prezantuar para mediave nga ana e administratorit Neritan Kalamishi dhe trajnerit Luan Zmijani. I pari ka thënë se kishin kohë që e ndiqnin këtë lojtar dhe njëkohëisht ka siguruar tifozët kuqeblu se nuk do jetë e fundit. “Haxhajn kemi kohë që e ndjekim dhe tashmë kemi arritur marrëveshjen për të qenë pjesë e Vllaznisë për dy sezonet e ardhshme. Jemi të lumtur që do ta kemi pjesë të skuadrës sonë por besoj se edhe Adnani do ndihet mirë në rradhët e saj dhe në Shkodër. Gradualisht po plotësojmë të gjitha kërkesat e trajnerit Zmijani megjithatë besoj se do të realizojmë edhe 3-4 goditje të tjera në merkato”. Vetë lojtari i sapoardhur, në prononcimin e tij të parë si futbollist i Vllaznisë, është shprehur: “Jam i lumtur për zgjedhjen e bërë. Natyrisht të vish tek Vllaznia ëshhtë kënaqësi për çdo futbollist sepse është një emër i madh i futbollit shqiptar. Kam luajtur për gjashtë vite me rradhë tek Prishtina dhe e kisha të vështirë të ndahesha prej saj por më bindi oferta e skuadrës shkodrane dhe ambicjet e saj për të ndërtuar një ekip konkurrues. Premtoj të bëj më të mirën për të, që ajo të arrij objektivat që ka”. Adnan Haxhaj është larguar sërish Kosovës ditën e djeshme për t’u kthyer menjëherë pas Festës së Bajramit dhe për të vijuar rrugëtimin e saponisur me ekipin e Vllaznisë.